MURIQI: “NUK DO TĖ KETĖ NEVOJĖ PĖR GJYQTARĖT"


Elvir Muriqi ėshtė i bindur se dueli i tij i pėrballė Clinton Woods do tė jetė njė hap i madh nė karrierėn e tij. Dueli eliminator pėr titullin botėror nė versionin IBF do tė zhvillohet mė 14 shkurt nė “Hotel de France” tė ishullit anglez Jersey dhe konsiderohet si njė nga pėrballjet mė tė rėndėsishme tė Elvir Muriqit.
“Jam shumė i kėnaqur pėr kėtė duel”, ka thėnė Muriqi. “Kjo ėshtė njė ndeshje e madhe pėr mua dhe pėr karrierėn time. Njė fitore kundėr Woods mė vendos nė krye tė ranglistave dhe mė bėn pretendent pėr titull”, ka shtuar “Kosova Kid”.

Muriqi nuk mėrzitet shumė as pėr faktin qė dueli do tė zhvillohet nė “shtėpinė” e Woodsit, nė Britaninė e Madhe.
“E kam parasysh qė do tė boksoj nė vendin e tij, por unė do tė fitoj aq bindshėm sa nuk do tė ketė fare nevojė pėr gjyqtarė. E di se ėshtė njė boksier shumė i fortė dhe i duron goditjet, prandaj po pėrgatitem qė tė shkoj nė tė gjithė 12 rundat, por nuk besoj se do t’i bėj gjyqtarėt qė tė kenė punė. Do tė jetė njė duel shumė emocionues, plot aksion.
Tė gjithė ata qė mė njohin e dinė qė unė gjithmonė futem nė ring pėr tė luftuar dhe gjithmonė bėj paraqitje tė mirė, dhe kjo do tė jetė kėshtu edhe mė 14 shkurt”.

I tė njejti mendim ėshtė edhe promoteri i boksierit shqiptar, Joe DeGuardia, i cili beson se boksieri i tij do tė dalė triumfues.
“Kjo ėshtė njė ndeshje shumė e mirė pėr Elvirin. Do tė jetė njė duel i vėshtirė, dhe ne e dimė kėtė, por pasi kemi diskutuar me Elvirin dhe ekipin e tij dhe jemi optimist pėr pėrfundimin. Elviri tashmė ka disa javė qė ka filluar stėrvitjet dhe qysh tani ėshtė nė formė tė jashtėzakonshme.

Do tė jetė njė mbrėmje e madhe pėr Elvirin dhe Star Boxing mė 14 shkurt dhe ne mezi po e presim kėtė duel”, ka thėnė DeGuardia.

Pėr mundėsinė e rezervimit tė biletave dhe tė gjitha informacionet e tjera pėr tė gjithė tė interesuarit do t’ju informojmė mė vonė.

20.12.2008
Copyright © 2006 Elvir Muriqi - Tė gjitha te drejtat e rezervuara.